Ditën e diel, datë 10 shkurt, ora 16:00, në Pedonale, përballë Prefekturës dhe Qarkut Berat, Partia Demokratike, dega Berat, do të zhvillojë protestën e radhës, me pjesëmarrjen e liderit demokrat, Lulzim Basha.

Njoftimin e ka bërë publik në profilin e tij zyrtar në rrjetin social facebook kryetari i degës lokale të PD-së, Gazment Azizi.

Azizi njofton se protesta do të jetë paqësore dhe bën thirrje për pjesëmarrje të të gjithë qytetarëve të Beratit.

Më poshtë postimi i plotë i kryetarit të PD-së, Gazment Azizi:

“Të nderuar bashkëqytetar,
ju ftoj të merrni pjesë në protestën paqësore që Dega e Partisë Demokratike Berat organizon ditën e dielë,datë 10 Shkurt në orën 16:00 në pedonale, përballë Prefekturës dhe Qarkut Berat.

Në këtë protestë do të marr pjesë edhe kryetari i PDSH z.Lulzim Basha

Për një ekonomi më të Fortë
Për më shumë punë
Për një shtet social
Për një arsim dhe shëndetësi më të mirë
Për çmime dhe taksa më të ulta
Për një Shqipëri Europiane
Eja,protesto edhe Ti !!!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re