Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në Fund të takimit, dy zyrtarët thanë para selisë së PD se me rëndësi është bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, në të mirë të qytetarëve.

Kurti: Kuvend e qeveri do bashkëpunojmë, në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel historik për qytetarët tanë, që siç e dimë janë varfërinë dhe papunësinë më të madhe në rajon. Është obligimi jonë të jemi në shërbim të qytetarëve, për të ngritur dinjitetin dhe integritetin e tyre.

Basha: Prioritetet tona janë të qarta për kosovarët. Do bëjmë gjithçka për të ndihmuar në lëvizjen e lirë, për të ndalur shpopullimin.

Mbështetje të fuqishme për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si dhe heqjen e vizave. Kosovarët dhe Kurti mund të mbështeten plotësisht te PD dhe opozita e bashkuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re