Në një konferencë mes tyre Dendias tha se është kënaqësi që e ka pritur Gërvallën në Athinë, pas vizitës që kishte realizuar në Prishtinë në qershorin e vitit të kaluar.

Sipas tij, kontaktet e rregullta të vitit të fundit tregojnë dëshirën e qeverisë së Greqisë, qeverisë së Mitsotakisit, për të forcuar raportet në mes të Athinës dhe Prishtinës.

“Në këtë drejtim, ne kemi proceduar në muajin maj duke ngritur nivelin e zyrës tuaj në Athinë, e cila është riemëruar Zyra e Interesit të Kosovës në Athinë”, ka thënë Dendias, vendi i të cilit bën pjesë në pesëshen që europiane dhe të NATO-s që nuk e njeh Kosovën.

Kryediplomati grek tha se kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Ai ka thënë se dëshira e Greqisë është që Ballkani Perëndimor të jetë i lidhur, siç e dini përmes interkonektorëve të gazit të TAP-it ( Gazsjellësi Trans-Adriatik).

“Kryeministri Mitsotakis ka bërë të ditur se de-linjtifikimi (heqja dorë nga qymyri) është një prioritet imediat për qeverinë dhe synimi ynë pritet që të kompletohet në vitin 2028”, deklaroi endias.

“Në këtë kontekst, ne do të ishim të lumtur që të diskutojmë ekspertizën tonë në dhënien e ndihmës për të investuar në burimet e energjisë së ripërtritshme”, ka shtuar kryediplomati grek, te i cili lexohet më shumë se prirja për ta njohur Kosovën, synimi për lidership ballkanik. //

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re