Rama:

Është forumi i fundit i këtij mandati, për ta përmbyllur këtë cikël kemi lënë një nga arritjet më të mëdha, që është revolucioni dixhital, përmes të cilit po ndodh një transformim rrënjësor i marrëdhënies mes shtetit dhe qytetarëve.

Po hidhen bazat e një transformimi të sigurt, që është larg korrupsionit, po shkohet në një nivel tjetëer, që ka të bëjë me marrëdhënien efikase, transparente me qytetarët. Më lejoni që të kujtoj se dy goditjet e rënda që ne kemi marrë njëra pas tjetrës, tërmeti dhe më pas pandemia, nuk do të ishin përballuar dot, nëse nuk do të ishim në këtë revolucion dixhital.

Imagjinoni që pandemia të ka kishte gjetur në një kohë kur nuk kishim shërbimet online, si do të mund të garantonim mbylljen e plotë të qytetarëve një vit më parë. Nga 14 shërbime që ishin kur e nisëm këtë revolucion, tashmë kemi më shumë se 1.2 mijë shërbime online.

U janë kursyer qytetarëve 4 milionë euro, pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe rryshfeteve që ky sistem i asgjeson komplet.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re