Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në Facebook, thotë se sot do të zhvillohet takimi i Komitetit të Përbashkët Parlamentar i Stabilizim Asociimit në Bruksel dhe thekson se ajo do të përfaqësojë opozitën.

Tre çështjet që Tabaku do të diskutojë në emër të opozitës janë; 1-Opozita ka qenë pro integrimit dhe proaktive në këtë çështje; 2-Lufta ndaj korrupsionit jetike. Qeveria të mbajë duart larg nga SPAK dhe 3-Vendi ka nevojë për reformat ekonomike.

Deklarata e Tabakut:

Mirëmëngjesi nga Brukseli i ftohtë dhe me shi, ku do të mblidhet takimi i Komitetit të Përbashkët Parlamentar i Stabilizim Asociimit. 3 janë elementët kryesorë që do theksoj në emër të opozitës:

Së pari, opozita është pala më e interesuar për hapjen e procesit të negociatave për të dalë nga ky ngërç 10 vjeçar me “ u hapën, nuk u hapën” por njëkohësisht dhe ky ngërçi i lënies së fajit të tjerëve. Shqipëria sot ka nevojë për një ndryshim rrënjësor që jam e sigurt vjen nëse ne fillojmë ndryshojmë komplet mënyrën si funksionon administrata , qasja ndaj luftës të korrupsionit po njëkohësisht dhe zhvillimin ekonomik.

Elementi i dytë që unë do të theksoj është lufta ndaj korrupsionit dhe nevoja për të mbajtur larg duart nga institucionet e reja të reformës në drejtësi dhe veçanërisht nga SPAKU. Zhvillimet e fundit , presionit por njëkohësisht dhe krijimi i grupeve artificiale për të zëvendësuar, mbikëqyrur ose kontrolluar punën e këtyre institucioneve, për mua shkon në drejtim të gabuar të pavarësisë së këtyre institucioneve.

Së treti, dy elementë të reformës ekonomike. Sot Shqipëria është duke humbur shumë mundësi, është duke humbur mundësinë e tregut të përbashkët, është duke humbur mundësi nga aftësia që ka jo për të konkurruar produktet e saj në tregun rajonal, është duke humbur mundësi për fonde duke pasur mundësi të jashtëzakonshme në paga, pensione, sigurime shoqërore e cila duhet menjëherë të rikuperohet. Kjo rikuperohet vetëm nga pjesëmarrja maksimale në planin e rritjes por nëpërmjet ndryshimit të vizionit. Fatkeqësisht deri më sot ka qenë në favor të pakicës së qytetarëve dhe jo të shumicës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re