Presidenti Bajram Begaj është takuar me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Në një postim Twitter, Begaj shkruan se takimi i parë për të si president i Shqipërisë u zhvillua pikërisht me ambasadoren amerikane, çka i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve.

 

Ndër të tjera Begaj shprehet se patneriteti i SHBA-së me Shqipërinë është i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit.

 

“Partneriteti i SHBA dhe Shqipërisë është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i sotëm me Yuri Kim, i pari për mua si President i Republikës së Shqipërisë i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. Shqipëria dhe SHBA krah për krah”, shkruan Begaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re