Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjofca, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është takuar me zyrtarët më të lartë të vendit. Takimin e parë e zhvilloi me kryetarin e kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçin ndërsa takimin vijues e pati me presidentin Ilir Meta.

Meta u shpreh se gjatë takimit kishin biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjithë fushat dhe proceset integruese drejt bashkimit Europian.

Ndër të tjera ai u shpreh se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më shpejt për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu në lidhje me dialogun me Serbinë, Meta, tha se mbështeste totalisht Kosovën dhe se marrëveshjet e arritura deri më tani nuk duhet të mbeteshin vetëm në letër.

Fjalimi i Plotë i Presidentit Ilir Meta

Presidenti Meta pret në takim Kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Sh.T.Z Glauk Konjufca

7 qershor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z Glauk Konjufca, me të cilin diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat, ecurinë e proceseve integruese drejt Bashkimit Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon.
Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe theksoi domosdoshmërinë, që marrëveshjet e arritura dërimë tani mos të mbesin vetëm në letër.
“Është e rëndësishme, që të gjitha forcat politike të Kosovës, të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, – theksoi Presidenti Meta.
Kreu i Shtetit inkurajoi bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që urojmë të ndodhë sa më parë.
Me lehtësimin e masave antiCovid dhe me afrimin e sezonit turistik, Presidenti Meta inkurajoi një bashkëpunim më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim zhvillimin e turizmit në të dyja vendet tona.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re