Skip to content

Takimi i Presidentit me të Ngarkuarën me Punë, Ambasada e SHBA: Diskutuan për miqësinë e qëndrueshme mes dy kombeve dhe…

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e të ngarkuarës me punë Nancy VanHorn në zyrën e Presidentit Bajram Begaj.

Ambasada shkruan se ata diskutuan për miqësinë e qëndrueshme midis kombeve tona dhe përkushtimin tonë të përbashkët për vlerat e ndërsjella drejt një të ardhmeje më të sigurt, demokratike dhe më të begatë.

Postimi i Ambasadës:

E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Presidentin Bajram Begaj. Znj. VanHorn dhe Presidenti Begaj diskutuan për miqësinë e qëndrueshme midis kombeve tona dhe përkushtimin tonë të përbashkët për vlerat e ndërsjella drejt një të ardhmeje më të sigurt, demokratike dhe më të begatë.

“”