Ish-kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar tonet pas takimit të Ramës dhe Vuçiç në Ohër në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Gjatë deklaratës për mediat, Berisha theksoi se nga kjo nismë rrezikon siguria e rajonit madje cenon edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sot denoncoj takimin e aleancën bilaterale të Ohrit si një aleancë e rrezikshme për paqen stabilitetin në Ballkan, si një aleancë që synon vendosjen influencës ruse në rajon. Aleancë që i kundërvihet procesit të integrimit europian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal. Ky takim i Ohrit është një samit që prodhon serbemoninë dhe rusofilin dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Mali i Zi nuk është anëtarësuar por ka shkuar për të marrë pjesë. Mali i Zi ka një kompozim ku një pjesë e popullsisë së tij është serbe me origjinë kurse pjesa dërmuese e malazeze nuk është me origjinë serbe. Ata kanë shprehur hapur se nuk duan të anëtarësohen në Ballkanin e Hapur”, u shpreh Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb