Skip to content

Takimi i Ramës me emigrantët në Athinë, Noka: Kryeministri bëri rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve! Çoi 7 mijë njerëz në Greqi

Sekretari i përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, ka komentuar mitingun e kryeministrit Edi Rama në Athinë.

I ftuar në emisionin në Neës 24, Noka tha  se kryeministri i foli administratës së Shqipërisë, pasi në Athinë sipas tij, kishin shkuar “rilindasit”.

Deputeti demokrat the se “Rama bëri paratë e taksapaguesve shqiptarë rrush e kumbulla për qëllime elektorale”.

Flamur Noka: Rama në Athinë iu foli shqiptarëve që vinin nga Shqipëria. Kryetari i Bashkisë së Librazhdit tha se kemi dërguar shumë njerëz në Athinë, edhe nga Tepelena u tha se janë dërguar 2000 njerëz në Greqi.

Kishte vetëm makina e autobusë që kalonin nga Shqipëria në Greqi. Të çosh 7000 vetë në Greqi është shpenzim i madh.

Kishte nga Kukësi që janë me Rilindjen atje në Athinë. U bënë rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve. Do rrëzohet regjimi dhe do ketë qeveri teknike.

“”