Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan në studion e emisionit ‘Shock’ lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Francë.

Për analistin Baton Haxhiun, ky është një moment shumë interesant për kryeministrin dhe fakti që tregon se ky i fundit e ka udhëhequr siç duhet politikën e jashtme.

Sipas tij, fakti që me kryeministrin Macron ka pasur bisedime për të ardhmen e Shqipërisë dhe Ballkanit dhe sidomos lidhur me raportin Kosovë-Serbi për ndërmjetësimin e të cilit është kërkuar ndihma ndaj Ramës.

“Dhe ndihma nuk kërkohet nëse një njëri nuk ka peshën e duhur. Askush nuk të thirret rastësisht. Macron në një farë mënyre është një lloj kërkim falje për shkak të një politike të brendshme nën ndikimin e të djathtës ekstreme”, tha Haxhiu.

Ndërkohë për Andi Bushatin, i vetmi përfitues nga kjo vizitë në prag fushate është Rama, por bonusi për shqiptarët është zero.

“Sepse me e rëndësishme se sa një fotografi është gjykimi që Franca ka për qeverisjen e Ramës. Nëse presidenti i Francës dhe Rama janë interesuar që Durrësi të ketë 24 orë ujë, bravo, por ne presim tjetër gjë nga Macron.

Shteti i Francës e sheh shtetin shqiptar si të korruptuar. Qesharake është një vizitë me zero produkt për një arsye të thjeshtë.

Një gazetar anonim e pyeti Ramën se i është kërkuar të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë, një cirk pa përmbajtje. Fotoja me Macronin ka aq vlerë elektorale sa ç’kishte fotoja e Bashës me Trump para 4 vjetësh”, tha Bushati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re