Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se kanë arritur në një fazë të rëndishme në përgaditjet për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian, i cili planifikohet të mbahet në Soçi, si dhe ka theksuar se në kjo fazë është arritur përmes Rusisë, Turqisë dhe Iranit.
Lavrov, para takimit me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif, të mbajtur në Moskë, foli për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian që planifikohet të mbahet mes datave 29-30 janar në qytetin rus Soçi.
Duke u shprehur se përmes iniciativave të nisura vitin e kaluar me procesin e Astanës nga Rusia, Turqia dhe Irani, kanë fituar një rëndësi edhe takimet në Gjenevë, Lavrov tha se, “Me iniciativën e këtyre tre shteteve, edhe përgaditjet për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian kanë arritur në një fazë të rëndësishme. Në fazën në fjalë është arritur përmes përpjekjeve të Rusisë, Turqisë dhe Iranit”, shkruan aa.
Ndërkaq, Zarif duke mbështetur vlerësimet e homologut të tij rus, tha se, “Ne së bashku me homologët tanë turq dhe rus jemi të vendosur që të vazhdojmë të punojmë që në Kongresin për Dialog Kombëtar të arrihet një zgjidhje politike për Sirinë”.
Në një deklaratë të përbashkët të javës së kaluar nga Turqia, Irani dhe Rusia, u shpreh mbështetja për kongresin, qê parashihet të mbahet mes regjimit sirian dhe opozitarëve.
Lavrov bërë të ditur se në këtë kongres do të marrin pjesë rreth 1 mijë e 700 persona. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re