Skip to content

Takimi i Salianjit në Durrës/ “Kishte të pakënaqur se…”, çfarë paralajmëron Berisha: Ata që zgjodhën në mes të fushatës turizmin….do japin llogari

vbbbb

Kreu i PD Sali Berisha ka folur për takimet e Salianjit.

Berisha tha: S’ka mashtrim më të madh, pasi para jush dhe të gjithë shqiptarëve, militant demokrat këto katër vite ka votuar sa kurrë  më parë.  Unë i sfiduar? Mos e pyet… Ai po ndjek një agjendë personale dhe kaq. I përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit që i braktisën. Aty ishin një grup të pakënaqurish. Kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë se do t’u dalë. Do të dalë. Ndaj duhet analiza në parti. Ata që i kanë tradhtuar militantët, ata do të japin hesap para strukturave. Nuk po paralajmëroj…Llogaridhënie po sigurisht që e paralajmëroj. I garantoj që do ketë llogaridhënie të plotë nga të gjitha strukturat. Agjenda private, disa prej tyre që njoha sepse pashë individë  që ia kanë mbathur në fushatë për turizëm.