Gazetari Ilir Ikonomi tha nga SHBA, se anulimi i takimit mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës në Uashington, do të ishte një dështim nëse ky takim nuk merr formë në një datë tjetër.

Ikonomi tha megjithatë se në SHBA nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga Uashingtoni lidhur me këtë anulim, përveç faktit që Richard Grenell përmes një tuiteri ka kërkuar vendosjen e një date tjetër për takimin.

Fevziu: Çfarë po ndodh në Uashington? Duhej të ishte pritës i dy vendeve me shumë probleme që shpresohej të gjendje një zgjidhje. Çfarë reagimi ka patur sot?

Ilir Ikonomi: Nuk ka patur ndonjë reagim kush e di se çfarë. Grenell ka bërë një tuit që thotë se do të shtyhet në një datë tjetër. Kanë reaguar ekspertët për të parë nëse ka një konspiracion me qëllim për të prishur takimin apo jo.

Fevziu: Çfarë mendojnë ekspertët?

Ikonomi: Unë po i referohem një komenti që DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit) i dha Zërit të Amerikës. Fjalia e parë ishte që: SHBA inkurajojnë Gjykatën Speciale dhe zyrën e prokurorit t’i përmbahen mandatit të tyre. Çfarë do të thotë t’i përmbahet mandatit: Do të thotë të mos bëjnë shkelje, të mos shkojnë përtej mandatit.

Një nga këto që DASH mund të mos i ketë pëlqyer është që njoftimi shpallet dy ditë para se të shkohet në Uashington. Thelbi i kësaj është që DASH i bën thirrje t’i përmbahet mandatit.

Fevziu: A është përdorur në politikën e brendshme amerikane anulimi i këtij takimi?

Ikonomi: Presidenti Trump është përpjekur ta përdorë këtë si spektakël dhe kjo nuk është diçka e rrallë për presidentët amerikanë, që të tregojnë se kanë arritur sukses në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës qoftë dhe një lloj progresi gradual. Ky është një dështim në një lloj sensi nëse takimi në Shtëpinë e Bardhë nuk merr një formë në një datë tjetër.

Fevziu: Thuhej se ky takim ishte një iniciativë që vinte nga Shtëpia e Bardhë dhe jo nga DASH.

Ikonomi: Për mua kuy është një spekulim, por janë shumë gjëra bashkë që do të merren vesh nëse nëse një anëtar i DASH do të shkruajë një libër për të treguar se çfarë ka ndodhur në prapaskenë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re