Fatos Klosi, ish-Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror në lidhje Skype me studion e ABC News, komentoi takimin e djeshëm mes xhaxhait të Aleks Nikës, Mark Nika me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Ai u shpreh se të gjithë urojmë që drejtësia e re të bëjë drejtësi, ndërsa shtoi se ka shumë çështje të mëdha në vend të kryera zakonisht në kohën e Berishës që nuk kanë marrë përgjigje ende, duke përmendur këtu “Gërdecin”.

“Urojmë të gjithë, që drejtësia e re të bëjë drejtësi. Unë jam palë asgjëkundi, unë kërkoj drejtësi.

Ky problem u nxit për shkak të 12 vjeto, por ka edhe probleme të tjera të mëdha si Gërdeci kur janë vrarë 26 veta. Nuk mund të trajtohet si incident teknologjik.

Ka shumë procesi që kanë ngelu pezull. Mbi i këtij vendi, ai i komandonte këta gjëra,” u shpreh Klosi.

I pyetur  se çfarë duhet të ndodhi me Berishën  nëse del përgjegjës, Klosi tha se këtë e vendosin specialistët, ndërsa ajo që ai do është që secili që ka bërë faj ndaj këtij populli, t’i mbajë.

“Nëse Berisha del përgjegjës, cfarë duhet të ndodhi me të ?

Nuk e di këtë. Këtë e dinë specialistët. Unë si qytetar dua drejtësi. Gjithkush që ka bërë faje ndaj këtij populli, të mbajë fajin që ka.  Problemi i vërtetë është të dalë kush e ka bërë fajin dhe pse u bë ky faj.

Unë nuk dua që të dënohet Berisha pëë marr hak, poë mbahet qëndrim ndaj fajeve dhe ta dinë ata që do vijnë që nuk ka më të pandëshkueshëm. Nëse nuk bëhet, gjykatës do kenë neglizhencë dhe pushteta do vazhdojnë të bëjnë faje.

Provë e madhe për drejtësinë. Duket se ka ardhur, për shkak edhe të investimeve nga ndërkombëtarëve. Drejtësia të jetë e painfluencuar nga politika. Drejtësia të parandalojë krimet e ardhshme,” përfundoi Klosi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re