Ambasada amerikane në vendin tonë ka reaguar me një postim në Facebook pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme mes ambasadores së SHBA dhe presidentit të vendit, Ilir Meta.
“Pas ceremonisë, Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe përsëritën angazhimin e përbashkët për të vijuar përparimin e saj duke u mbështetur në forcën e marrëdhënies sonë”– shkruan ambasada e SHBA në Tiranë, teksa jep disa detaje nga takimi.
Postimi i Ambasadës së SHBA:
Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim i prezantoi letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta sot në mëngjes.
Pas ceremonisë, Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe përsëritën angazhimin e përbashkët për të vijuar përparimin e saj duke u mbështetur në forcën e marrëdhënies sonë.
