Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi informal me liderët e Ballkanit Perëndimor, i mbajtur ditën e sotme në Tiranë.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama shkruan se takimi informal është zhvilluar mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama në Facebook:

📍Tiranë – Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi🇪🇺Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović🇲🇪 Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski🇲🇰 dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re