Skip to content

Takimi informal/ Me dhjetëra makina policie, dalin pamjet nga shoqërimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë (VIDEO)






Ditën e sotme është zhvilluar takimi informal i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë Panorama TV ka siguruar pamjet kur liderët e Ballkanit Perëndimor kanë qenë duke lëvizur nëpër Tiranë.

Në video duket se makinat e tyre shoqërohen nga dhjetëra majina policie, kjo për të siguruar mbarëvajtjen e takimit.

Në takim kanë qenë të pranishëm Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, dhe Kryeministrja i Republikës së Serbisë, Ana Brnabić.

“”