Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë detaje nga takimi informal me liderët e Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë.

Përmes një deklarate për mediat, Rama është shprehur se në takim është diskutuar kryesisht sesi vendet e rajonit të kenë mbështetje ekstra nga BE, pa pritur që ato të interesohen në union.

“Për të hedhur një hap të rëndësishëm në raportet tona me BE-në. Për këtë arsye ne ishim sot në Tiranë, me komisionerin Varhely. Pas goditjeve të njëpasnjëshme të pandemisë, të krizës energjitike dhe konfliktit në Ukrainë, që kanë bërë që BE të shpërndajë fonde për vendet anëtare.

Kjo e ka zgjeruar hendekun mes nesh dhe vendeve anëtare. Duke marrë parasysh jo vetëm këtë pasojë, por edhe kontekstin e përgjithshëm, por të gjithë sfidat që sot janë të përbashkëta, ne jemi përpjekur të krijojmë një tjetër qasje, që do të thotë paralelisht me ecurinë e procesit të negociatave, të kemi një mbeshtetje ekstra për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të kemi një mbështetje ekstra për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë ne jemi diskutuar, për mënyrën sesi vendet e BE-së mund të mbështeten, si mund t’ju hapen disa tregje në BE, pa pritur që ato të anëtarësohen në BE”, është shprehur Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re