Ish-ambasadori shqiptar në SHBA dhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, është shprehur se takimi informal i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, është një shfaqje për të treguar protagonizmin e kryeministrit Edi Rama në skenën politike europiane.

hsrtkikl

Komentet Nesho i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga projekti i “Ballkanit të Hapur”, por sipas tij, thjesht është tërhequr për momentin, nga frika e procesit ndaj tij për çështjen “McGonigal”.

“Është një shfaqje e dëshirës së Ramës për të treguar protagonizëm në skenën europiane. Ky ishte një takim i thjeshtë dhe dua të them kur filloi kjo iniciativë, u mor parasysh nga propaganda e Ramës. Mbaj mend në atë kohë u përhap në Shqipëri fjala sikur Rama ishte lideri i Ballkanit, i përzgjedhuri i Merkel. Kishin bërë një dokument dhe thoshin “në udhëheqësit demokratikë të zgjedhur në mënyrë lëgjitime”.

Këta vinin legjitimitetin e këtyre udhëheqësve, që në shumicën e rasteve, si Rama dhe Vuçiç, nuk njihen për demokraci, por për mos-respektimin e votës së lirë, ndërhyrjen e administratës publike në administrimin e zgjedhjeve. Lënia brenda një nate e kësaj gjëje, tregon se në çfarë kushtesh është. Procesi i Berlinit është një projekt afatgjatë, që në fund të fundit do të shikojë edhe meritokracitë e shteteve. Është një proces që ashtu si e ka thënë kancelarja Merkel, tregon dritën në fund të tunelit.

Ne e kemi thënë disa herë edhe më parë, që do të ishte e mirë në fillimet e tij që ta përdorte për presion për riaktivizimin e Procesit të Berlinit. Por në fakt nuk ishte kështu, pasi nervozizmi ndaj Europës, ndryshimet e sponsorizuara edhe nga Rusia… Në këtë mënyrë do të ishte një gjetje nëse Rama nuk do të shkonte kaq shumë me Ballkanin e Hapur. Shqipëria nuk ka hequr kufijtë akoma me Kosovën, por Ballkani i Hapur ishin aq largpamës sa të realizonin një hapsirë të përbashkët sa nuk do të thoshte gjë tjetër veçse një rikthim të Jugosllavisë.

Një vëzhgues i mirë e shikon që kishte një tension, por unë mendoj se çështja e paraqitjes së një vasali para Vuçiç… Vuçiç e rrëzoi qëndrimin parimor të Ramës. Kjo tregon që Rama nuk ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur. Por është i detyruar në këto kohë për t’u tërhequr. Ajo që ka ndodhur tani me nënkryeministrin, me çështjet e ngjarjeve të rënda që tregojnë mos-funksionimin e shtetit ligjor, si rrahja masive në Fushë-Krujë. Ajo që ka ndodhur dhe këmbëngulja e Ramës për të zaptuar pronën publike në Durrës dhe ta vërë në shërbim të sheikëve arabë.

Rama këto lëshime dhe tërheqje i bën për arsye se në 23 shtator do të kemi hapjen e dosjeve të rëndësishme të McGonigal dhe nuk mund të shpëtojë askush nga ai korrupsion i madh. Kjo tregoi se shkalla e korrupsionit është jo vetëm e frikshme, por edhe e papranueshme. Kosova ka një rol të jashtëzakonshëm, ka mbajtur gjithmonë frymën patriotike të kombit, pasi ka vuajtur jo vetëm nga genocide serb”, është shprehur Nesho.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re