Pas “sherrit” të Kyriakos Mitsotakis me kancelarin gjerman Olaf Scholz në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kryeministri grek ka postuar në rrjete e tij sociale një foto me kreun e qeverisë Edi Rama gjatë samitit dy ditor në Bruksel.

Kryeministri grek dërgoi mesazhe të qarta nga Brukseli në lidhje me çështjen e zgjerimit.

Në veçanti, kryeministri i dërgoi një mesazh Edi Ramës, i cili theksoi se mund të ketë progres në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë, me kushtin: Të ketë progres në çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Greqia kërkon që Fredi Belerit t’i jepet leje që të betohet.

Mitsotakis në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e përhershëm të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe e drejta e tij për një proces të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por çështje respekti për shtetin e së drejtës.

Kyriakos Mitsotakis përsëriti vullnetin e sinqertë të Greqisë për të zgjidhur këtë çështje, duke nënvizuar se Greqia ishte dhe mbetet një nga pionierët e perspektivës integruese të Ballkanit Perëndimor.

Nga ana e tij, kancelari gjerman Scholz këshilloi nga Berlini Greqinë në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajë ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

“Kur një vend ka kaluar nëpër reforma të gjera, si p.sh. në rastin e Shqipërisë, kjo duhet njohur, përndryshe ka rrezik të pasojave të gjera në procesin e zgjerimit në tërësi, të cilat ne nuk mund t’i lejojmë”, tha ai nga Bundestagu, duke argumentuar vendimin për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re