Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas takimit të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

 

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se pranimi i planit franko-gjerman është një arritje e madhe për normalizimin e situatës politike dhe jo vetëm.

 

“Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe. Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja. Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re