Rusia vazhdoi me “shkelje flagrante” të marrëveshjes
mes armëve bërthamore (INF) – thanë zyrtarë amerikanë, duke kërcënuar të
tërhiqen nga marrëveshja e nënshkruar që nga Lufta e Ftohtë.

Diplomatët nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të martën
diskutuanpikërisht mbi këtë marrëveshje në Gjenevë, e cila daton që nga viti
1987, e që sot është rikthyer si “çështje dite” mes dy vendeve.

Në dhjetor, Shtetet e Bashkuara i dërguan një ultimatum Rusisë,
duke i dhënë një afat prej 60 ditësh për të respektuar marrëveshjen, me
pretendimin se e kishte shkelur, pas përndryshe do të tërhiqej prej saj.

“Takimi
ishte zhgënjyes, pasi është e qartë se Rusia po vazhdon me shkelje flagrante të
asaj marrëveshjeje”,” tha Andrea Thompson, një zyrtar amerikan i
Departamentit të Shtetit, përgjegjës për kontrollin e armëve dhe çështjet e
sigurisë ndërkombëtare.

Thompson, i cili udhëhoqi delegacionin e SHBA-së në Gjenevë,
tha se Rusia nuk e shpjegoi se si do të kthehej në “pajtueshmëri integrale dhe të verifikueshme” me
marrëveshjen.

Nga ana tjetër, Sergei Ryabkov i cili kryesoi delegacionin
rus, tha pas takimit se SHBA do të ishin “plotësisht” përgjegjëse për
fundin e marrëveshjes.

“Ne
e kemi qartë se SHBA po shkon drejt shkatërrimit të marrëveshjes”, tha
Ryabkov.

Marrëveshja që po kërcënohet të anullohet njanshmërisht, u
nënshkrua në vitin 1987 nga presidentët Reagan dhe Gorbaçov. Ajo i vuri fre garës
së armatimit raketor me përmbajtje berthamore.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re