Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, pas takimit me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, në një prononcim për mediat është shprehur se kanë diskutuar për zgjedhjet e 11 majit, për të cilat tha se janë të rëndësishme sepse janë të paratë që zhvillohen pas hapjes së negociatave dhe grup-kapitujve me BE-në.
Gonzato u shpreh se do të vazhdojnë mbështetjen ndaj KQZ edhe pas zgjedhjeve, me financime.
“Shumë aktorë politikë e dinë metodologjinë e përdorur nga ODIHR. ODIHR është totalisht i pavarur dhe respektojmë pavarësinë e tyre dhe kjo është arsyeja pse mbështetshim rekomandimet e tyre. Kjo është arsyeja pse bashkëpunojmë dhe po shohim përpara për raportin final. Siç e thashë zgjedhjet janë të rëndësishme sepse janë të parat që zhvillohet pas hapjes së negociatave dhe grup-kapitujve me BE-në që kanë të bëjnë me institucionet demokratike dhe proceset demokratike.
U takova me Celibashin sepse doja të kisha një përditësim sesi po shkon puna dhe për të parë sesi të vazhdojmë mbështetjen nga KQZ. Kemi besim te KQZ dhe pas zgjedhjeve do të vazhdojmë edhe me financimin e KQZ-së për të përmirësuar mënyrën e të bërit punën”, tha Gonzato.
Ndër të tjera ai tha se Parlamenti i Shqipërisë duhet të adaptojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
“Ne shpresojmë që Parlamenti i Shqipërisë do të adaptojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR që përfshijë financimet e fushatës, çështjet e dezinformimit dhe aspekte të tjera të procesit zgjedhor. Besoj se do të adresohen shumë shpejt në parlamentin e ri sepse janë çështje të rëndësishme”, theksoi ai.