Kreu i PD, Lulzim Basha një ditë pas takimit me ministrin e jashtëm italian Luigi Di Maio ka zbuluar detaje të tjera nga takimi.

Basha thekson se Di Maio ka shprehur interes të lartë për vitin e ardshëm zgjedhor në Shqipëri.

Lideri opozitar thotë se ndau shqetësimin me Di Maion për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor teksa i bën thirrje qeverisë që të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare. Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin.

Diskutuam për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ne shprehëm angazhimin tonë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet gjithmonë e fortë.

Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike…

Posted by Lulzim Basha on Saturday, November 21, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re