Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një statusi në facebook, ka zbuluar më shumë detaje nga takimi I mbajtur me ministrin Italian Luigi di Maio.

Basha thekson se Di Maio ka shprehur interes të lartë për vitin e ardshëm zgjedhor në Shqipëri.

Gjithashtu kreu i PD i ka shprehur zyrtarit Italian shqetësimin e ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor, si dhe I bën thirrje mazhorancës për marrjen parasysh të Komisionit të Venecias.

Postimi i plotë: Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare. Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin.

Diskutuam për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ne shprehëm angazhimin tonë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet gjithmonë e fortë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re