Në një deklaratë për mediat pas takimit me ministrin e jashtëm italian, Luigi Di Maio, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh ndër të tjera se, tërmeti i 26 nëntorit ishte një fatkeqësi natyrore, por që tregoi se sa i përgatitur është shteti dhe qeveria për të përballuar situata të tilla.

“26 nëntori ishte një fatkeqësi natyrore por që tregoi se sa i përgatitur është shteti. Larg qoftë, edhe sikur ajo ngjarje të përsëritet, prapë jemi të papërgatitur. Qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit, të mobilizojë të gjithë inxhinierët, të përdorë ligjin e fatkeqësive natyrore dhe të anulojë 150 milionë eurot e oligarkëve”, tha Basha.

Sa i përket sulmeve të përsëritura ndaj medias dhe fjalës së lirë, kreu i PD-së u shpreh: “Sjellja intimiduese nga media, gazetarëve dhe analistëve është një produkt i panevojshëm në këtë kohë krize”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re