Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas takimit me emigrantët shqiptarë në Milano.

Në takimin e organizuar në një stadium të mbushur plot dhe me flamuj “kuqezi” dhe italianë, Rama foli për disa çështje.

Në reagim  e tij, Rama shkruan se fjala “FALEMINDERIT”, në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën  e veçantë të kësaj ditë të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali.

Ai po ashtu u kërkon  ndjesë qytetarëve që nuk munden dot të futen në sallë, ndërsa shton se nuk do të harrojë fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikë se mos ndodhte ndonjë gjë e keqe nga mbingarkesa e shkallëve.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali❤️

Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit🙏

Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë🫣 Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara🤭E marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata😂

SHUMË SHUMË SHUMË FALEMINDERIT🇦🇱🦅❤️

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re