Presidenti Ilir Meta shkruan në “Facebook” se ka pasur një takim të frytshëm me Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, mbi stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21”.

Kreu i Shtetit thekson se kjo stërvitje përfshin pjesëmarrjen e rreth 31 mijë trupave ushtarake, 17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate.

Mesazhi i Metës:

Kënaqësi të prisja sot në një takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, për të diskutuar së bashku lidhur me stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21”.

E drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë, kjo stërvitje, përfshin pjesëmarrjen e rreth 31 mijë trupave ushtarake, 17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate.

NATO është një aleancë e madhe dhe shumë e rëndësishme për Ballkanin. Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni europian i shqiptarëve.

Kënaqësi të prisja sot në një takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, February 3, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re