Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur vizitën e saj zyrtare në kryeqytetin e shqiptar.

Ajo ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku u prit nga Kryeministri Edi Rama.

Në takimin e parë në ceremoninë e mikëpritjes pati edhe një moment gazmor ku kryeministri Edi Rama i drejtoi kancelares dorën ndërkohë ajo grushtin.

Fill pas ceremonisë, mes tyre do të ketë një takim kokë më kokë.

Merkel gjithashtu do të marrë pjesë edhe në takimin mes dy delegacioneve.(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re