Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk dorëzohet. Mëngjesin e të enjtes Rama lëvizi dy hapa para. Duke firmosur  13 marrëveshjet e parashikuara për tu nënshkruar  në mbledhjen e dy qeverive   që do të mbahej në Gjakovë, ai plotesoi ne dukje kushtin e albin kurtit, për t’u takuar kokë më kokë.

Me kundërfirmosjen nga ana e Kosovës shkroi shefi i qeverisë së Shqipërisë në  twitter ato hyjnë në fuqi menjëherë.

“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga kryeministri Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.”

Dhe tre  orë para mbërritjes në Kosovë, ai përdori edhe kanunin për të bindur homologun kosovar, se mes tyre nuk ka armiqësi

“Në Kosovë kur të shkoj kam ende shpresë se Albini nuk e ka harruar akoma kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar të nxjerrë deri kur ai të mbarojë fjalën.”

Mesazhi i Ramës ishte I qartë. Simbolikisht por ndoshta jo vetëm, ai do të trokasë në derën e zyrës së Kurtit, me shpresë që ajo do t’i hapet.

Kryeministri Rama turin ballaknik do ta ndalë në Prishtinë të enjten pasdreke. Atje do të takojë Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca. Kurti nuk ka dhënë shenja dorëzimi, por shpresa vdes e fundit. Një shprehje që kryeministri shqiptar e bëri të qartë sot, se e beson fort.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re