Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua këtë të mërkurë me ,ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.

 

Pas takimit kreu demokrat deklaroi se e ka falënderuar diplomatin italian për ndihmën e madhe që vendi I tij i ka dhënë Shqipërisë që prej tërmetit të 26 nëntorit.

 

Basha theksoi më tej se I shprehu minsitrit italian falenderime ehde për rolin që po luan Italia në itegrimin e vendit.

 

“I shpreha mirënjohje për ndihmë e jashtëzakonshme të Italisë në ditët e 26 nëntorit dhe që vazhdon të na japë. Ndërkohë që faza e dytë e emergjencës po godet mijëra familje shqiptare. Italianët ishin ndër të parët, me pajisje që na erdhën në ndihmë, por edhe me specialistë të kërkim-shpëtimit. E falënderova dhe për rolin që Italia po luan për integrimin e Shqipërisë dhe për avokatin e palodhshëm që po bën. Diskutuam për krizën dhe kontributin e opozitës për zgjidhjen e kësaj krize, përmes udhërrëfyesit të Bundestagut.”

 

Duke mos kursyer akuzat në drejtim të qeverisë ,Basha tha se i kishte propozuar Di Maio edhe planin e opozitës për ta nxjerrë vendin nga kriza.

 

“Qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit në nevojë, të përfundojë një orë e më parë vlerësimin, të shtojë grupet e punës në terren, të anulojë kontratat e oligarkëve, për mijëra familje pa strehë, pa bukë, me fëmijë të vegjël. E ka për detyrë t’i gjendet pranë biznesit, kudo, jo vetëm aty ku është goditur. Ekonomia jonë ishte goditur nga një tërmet ekonomik edhe para këtij tërmeti. Fokusi im dhe e opozitës është të ndihmojë me çdo mënyrë njerëzit dhe jo të bëhemi pjesë e një shfaqjeje, që po na turpëron dhe po shton varfërinë”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re