Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi sot (15 tetor), një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka mbërritur në Tiranë në kudër të samitit të Procesit të Berlinit.

Pjesë e diskutime mes kreut të shteti dhe presidentet së KE-së, kanë qenë ndër të tjera përshpejtimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor si dhe bashkëpunimi rajonal në optikën e Procesit të Berlinit.

 “Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian,”- nënvizoi Presidenti Begaj në këtë takim.

Duke u ndalur në situatën kritike të sigurisë që po kalon Evropa dhe Ballkani Perëndimor, Presidenti Begaj e siguroi zonjën Von Der Leyen se “Shqipëria vazhdon të mbështesë e të jetë e linjëzuar me politikat  e jashtme  dhe ato të sigurisë së BE-së.”

Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë takim për të përshëndetur qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova dhe destabilizim të të gjithë rajonit

Duke e cilësuar si ngjarje historike mbajtjen e Samitit të liderve të Procesit të Berlinit për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor të martën në Tiranë, Presidenti Begaj u shpreh se është besimplotë se ky samit do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës, shina që do zgjaten më pas drejt tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re