Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku për udhëtimin e tij në Turqi. Këtë e ka zbuluar me anë të një fotografie në Facebook ku shfaqet i buzëqrshur pranë ministres dhe Presidentit të Azerbajxhanit.

Nga Turqia, kryeministri ka reaguar për protestat që janë zhvilluar paraditen e sotme nga naftëtarët e Ballshit duke thënë se për këtë temë diskutoi edhe me Presidentin Aljev, të cilit i kërkoi angazhimin për të ndihmuar këtë problem që e cilëson se është krijuar nga “privatizimi famëkeq i viteve më parë”.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

(Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)”, shkroi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re