Ditën e sotme, ne Gjenevë po zhvillohet takimi mes liderve botërorë, presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.

Në videon e mëposhtme, jepet momenti kur presidenti rus, Vladimir Putin arrin në Gjenevë dhe menjëherë pasi zbret shoqërohet nga dy limuzinat ruse drejt vendit ku do të zhvillohet takimi.

Kujtojmë se ky takim mes dy liderve botërorë, po mbahet për të diskutuar në lidhje me politika të cilat ndikojnë globalisht dhe për marrjen e vendimeve përsa i përket çështjeve ku nuk bien dakord. Për të tilla çështje, mes dy liderve ka pasur edhe replika në distancë, teksa SHBA jo pak herë ka kërcënuar Rusinë se do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj saj, për veprimet që bien në kundërshtim me ruajtjen e paqes në botë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re