Kancelarja gjermane Angela Merkel këtë të premte është takuar kryeministrin Edi Rama në Kancelarinë Federale.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Kancelarja jep detaje në lidhje me këtë takim ku është përqëndruar në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale.
“Bisedimet u përqëndruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale. Kryeministri shqiptar nuk është aktiv vetëm në Politikë, por punon edhe si artist. Ai i solli Kancelares botimin e tij të fundit. 55-vjeçari Rama është Kryeministër i Shqipërisë që nga 10 shtatori 2013 dhe u prit nga kancelarja gjermane Angela Merkel me nderime ushtarake.Në fund të shtatorit, Bundestagu gjerman do të vendosë nëse Kancelarja Angela Merkel do të bjere dakord për pranimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë në samitin e BE në mesin e tetorit.”
Ndërsa zëdhënësi i kancelares Steffen Seibert shkruan se librin e tij të dhuruar për Merkel, Rama do ta prezantojë në Berlin në panairin Artberlinfair.
Më pas, axhenda e kryeministrit vijoi me takimin me presidentin e Bundestagut gjerman Ëolfgang Schäuble, pasi parlamenti gjerman pritet në fund të muajit shtator të marrë një vendim për negociatat me Shqipërinë, të cilit i dhuroi librin e tij të ri.