Pas takimit në Kryeministri me Edi Ramën, shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në platformën X, tha se gjithashtu kanë diskutuar për kontributet që Shqipëria po i jep aleancës dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.
“Kënaqësi që takova mikun tim Edi Rama përpara Samitit Politik Evropian në Tiranë 🇦🇱 sot. Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, kontributet që Shqipëria jep në Aleancë dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë”, shkruan Rutte.
Good to meet my friend @ediramaal ahead of the European Political Summit in Tirana 🇦🇱 today. We discussed the situation in the Western Balkans, contributions #Albania makes to the Alliance and preparations for the upcoming #NATOsummit in The Hague. pic.twitter.com/hxjrGLQoAi
— Mark Rutte (@SecGenNATO) May 16, 2025