Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka zbardhur detaje nga takimi me raportuesit e KiE.

Në një prononcim për mediat, Basha është shprehur se zgjidhja e krizës politike bëhet vetëm me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas liderit të PD-së, opozita ka një plan me 5 pika për Reformën Zgjedhore, e cila do të sigurojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

Gazetari: Kur mendoni se do të mbahen zgjedhjet?

Basha: Zgjidhja e krizës politike, do të mundësohet vetëm prej zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Është çështje vullneti e të gjitha palëve. Opozita ka një plan me 5 pika për Reformën Zgjedhore.

E kam thënë dhe dua ta përsëris që ka pasur dy qëndrime. Kështu nuk mund të vazhdohet më, duhet një zgjidhje. Por ka edhe nga ata që nuk duan ndryshim. Ata nga kjo gjendje përfitojnë nga korrupsioni për shkak të gjendjes.

Dështimin me negociatat, shëndetësinë etj. e paguajnë shqiptarët. Është koha që edhe pala tjetër është në një kurs përplasjes me palën tjetër

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re