Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, por dhe Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, mbërritën në kryeqytetin e Vietnamit ku do të mbahet në samitin e dytë mes Kim dhe Trump, me temë kryesore denuklearizimin e Gadishullit Korean.
Pas një udhëtim të gjatë me tren nëpër Korenë e Veriut, e më pas me mijëra kilometra nëpër Kinë, Kim arriti në kufiri vietnamez, ku u takuan me zyrtarë të lartë dhe një roje nderi.
Pas kësaj, lideri i Koresë së Veriut arriti me limuzinë në Hanoi, kryeqytetin e Vietnamit, duke u pritur për t’u përshëndetur nga qindra njerëz.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders u tha gazetarëve se Trump do të takohet me Kim në një bisedë të shkurtër të mërkurën në mbrëmje, e ndjekur nga darkë, në të cilën të dy udhëheqësit do të jenë në shoqërinë e dy të ftuarve të tjerë dhe përkthyesve.
Ajo shtoi se më shumë takime do të mbahen të enjten.
Samiti në Hanoi ndodh pas takimit të Trump dhe Kim qershorin e kaluar në Singapor.
Hanoi në vitin 1999 ka marrë titullin e “Qyteti i Paqes” nga UNESCO për kontributin në luftën për paqe, si dhe zhvillimin i cili i plotëson standardet e barazisë, ndërtimit urban, mbrojtjen e mjedisit, kulturës, promovimin e arsimit dhe kujdesit për brezat e rinj.
Qeveria vietnameze dhe popullata e shohin samitin mes dy lidërve si një mënyrë për të promovuar vendin në skenën ndërkombëtare.