Liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, ndodhen sot në Paris për të marrë pjesë në Forumin Paqes të organizuar nga presidenti Emaluel Macron.

Presidentja Osmani pritet të takohet me liderët e tjerë për të diskutuar rreth bashkëpunimit dhe sigurisë.

Ndërsa kryeministri Kurti ka një axhendë më të ngjeshur. Ai ka njoftuar dje mundësinë e një takimi trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe atë francez, Macron.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVËS

 

Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trelateral me presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.

 

Kurti ka nënvizuar qëndrimin e tij për një marrëveshje që sjell normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

I kemi dy propozime në tavolinë, ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë.

 

Ndërsa nga Beogradi ende nuk ka një konfirmim për një takim të tillë. Sipas mediave serbe Vuçiç pritet të takohet me Macron, Borrell dhe Lajçak dhe një sërë liderësh të tjerë rajonal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re