Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar në lidhje me takimin mes presidentit Joe Biden dhe kancelarit gjerman Scholz, ku është theksuar rëndësia e vijimit të procesit integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Gjermania është një nga aleatët më të afërt të Amerikës. Ne po punojmë në hap për të penguar më tej agresionin rus në Evropë dhe për të adresuar sfidat e paraqitura nga Kina dhe për të promovuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet mes të tjerave në deklaratën Biden, citon ambasada amerikane.
“Ne riafirmuam gjithashtu angazhimin tonë për të përfunduar punën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe për të realizuar më në fund një Evropë që është e plotë, e lirë dhe në paqe”, thuhet më tej në deklaratë e takimit Biden- Scholz.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
