Pas njoftimit për zhvillimin e një takimi mes përfaqësuese të Turqisë dhe Greqisë në Stamboll, ka reaguar edhe SHBA-ja. Nëpërmjet një postimi në “Twitter” përfaqësuesi i ri i Departamentit të Shtetit në Uashington, Ned Price, thekson se SHBA mirëpret bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë gjithashtu mbështet angazhimin e dy qeverive në këtë proces

Siç vuri në dukje ai në një postim në Twitter: “Shtetet e Bashkuara mirëpresin rinisjen e bisedimeve kërkimore midis Greqisë dhe Turqisë në Stamboll sot dhe angazhimin e të dy qeverive në këtë proces. “Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor.”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re