Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë.

Gjatë takimit Presidenti Meta është shprehur se me Komisionin e Venecias është bërë një Kushtetutë e mrekullueshme por që herë pas here çmontohet dhe prishet balanca.

“Bëmë një kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në ‘98.

Profesor Caco në atë kohë, Buchichio kanë bërë një punë të mrekullueshme. Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat ‘check&balance’ të Kushtetutës sonë.

Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Dhe unë isha kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konsensus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias”, deklaroi Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re