
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji vijon turin e takimeve me qytetarët.
Mbrëmjen e sotme ai është ndalur në qytetin e Fierit nga ku bëri thirrje për bashkim, ndërsa nuk kurseu edhe kritikat ndaj lidershipit të PD.
“Anëtarësia e PD janë pasuria jonë më e madhe. Janë njerëzit që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet ndryshe. Unë besoj tek gjenerata e re dhe besimi po më shpërblehet. Ata duan garë të ndershme, meritë, dinjitet sepse ndryshimi gjeneracional nuk është biologji, por kulturë politike. Është kalimi nga individët tek parimet nga heshtja tek fjala e lirë. Ne nuk e mundim pushtetin duke pasur frikë nga gara. Ne fitojmë me hapje ndaj brezit të ri që pret prej vitesh PD-në.
PD duhet të jetë parti e garës, e normave dhe e shpresës sepse vetëm kështu mund të fitojmë besimin e qytetarëve. Ndryshimi është bashkim mbi parime. Ne jemi këtu për ta ndërtuar PD-në me kolona e themele më të forta. Jemi për të bashkuar edhe ata demokratë që po përjashtohen nga lidershipi”.
Kundërshtarin nuk e zgjedhim dot ne, ai është Edi Rama dhe do të përmbyset në kutinë e votimit. Duhet përmbysur duke frymëzuar njerëz. Të gjithë të tjerat janë ëndrra në sirtar që i kemi parë tash e 13 vite me radhë. Jemi këtu në Fier për të hapur një shteg shprese, për të hapur një kapitull të ri për PD-në dhe Shqipërinë. Demokratët dinë të presin e durojnë, por kanë duruar boll. 13 vite në opozitë dhe 13 vite që përsëriten të njëjtat përralla. Dua ta them qartë se disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë, sepse unë nuk kam ardhur në politikë për të heshtur, por për të folur të vërtetën”, u shpreh Ervin Salianji.
Prononcimi për mediat pas takimit:



