Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që të heqë tarifat e rritura doganore për mallrat nga Serbia e Bosnja – tha zëdhënësja Departamenti i Shtetit, Heather Nauert.

Ajo tha se Pompeo përsëriti mbështetjen e SHBA për Kosovën gjatë një takimi me Thaçin në Uashington.

“Pompeo ka konfirmuar mbështetjen për një shtet sovran, për një Kosovë të pavarur, dhe me Thaçin foli për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe nxitjen e rritjes ekonomike, për t’i siguruar Kosovës sukses në të ardhmen”, u tha në deklaratën e zëdhënëses Nauert.

Nauert shtoi më tej së Sekretari Shtetit inkurajoi Thaçin për të “arritur një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, në dialogun nën kujdesin e BE-së dhe për të bashkëpunuar me Serbinë për shmangien provokimeve dhe uljen e tensioneve.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, për Pompeon është vlerësuar si e vetmja mënyrë për të dyja palët, në mënyrë që të hapet rruga për integrimin e ardhshëm në bashkësinë perëndimore.

Qëndrimi amerikan vjen ndërsa kryeministrat Rama e Haradinaj morrën vendimin për heqjen e tarifave doganore mes Shqipërisë e Kosovës, e Tirana zytare mbështetit Prishtinën për rritjen me 100 përqind të tarifave për mallrat serbe. Sipas Ramës, kjo ishte një masë e imponuar nga “thikat pas shpine” që Serbia ia fuste Kosovës.

Nga ana tjetër, presidenti Thaçi deri më tani nuk ka asnjë deklarim mbi vendimin e qeverisë Haradinaj, ndërsa me këtë të fundit janë në kundërshti për projektin e korrigjimit të kufijve. Qëndrimi amerikan për heqjen e tarifave ndaj Serbisë, është po si i Brukselit. Askush nga ndërkombëtarët nuk e ka mbështetur deri më tani masën e guximshme të ndërmarrë nga qeveria Haradinaj.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re