Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi ka deklaruar se përqafimi i kryeministrit të Shqipëri Edi Rama dhe atij të Kosovës Albin Kurti në Tiranë, nuk ishte vëllazëror.

Abazi shprehet se ai ishte një shtrëngim boksieri për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës.

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës.

 Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euronews Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë”, thotë ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re