Presidenti Donald Trump beson se takimi i dytë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili filloi sot në kryeqytetin e Vietnamit do të jetë “shumë të suksesshëm”, apo edhe më i suksesshëm se i pari.”

Edhe sipas Kim, takimi me Trump do të ketë “rezultate të jashtëzakonshme që të gjithë do t’i mirëpresin”.

Ai është i nderuar, siç tha, për t’u takuar përsëri me Kim. Takimi i parë u mbajt qershorin e kaluar në Singapor.

Sipas agjencive, Trump dhe Kim biseduan privatisht për gjysmë ore, dhe pastaj me këshilltarët dhe përkthyesit e tyre shkuan në një darkë.

Trump pritet të kërkojë nga Kim të enjten që të lejojë inspektimin e centraleve bërthamore të Koresë së Veriut për t’i identifikuar ato ose mbyllur plotësisht ato.

Kim ka të ngjarë të kërkojë heqje sanksionesh, ose garanci sigurie, duke përfshirë zvogëlimin e pranisë ushtarake amerikane në gadishullin korean.

Menjëherë pasi u përshëndetën në hotel, në takimin e parë, Trump mësohet t’i ketë thënë Kim: “Vendi juaj ka diçka të pabesueshme, një potencial të madh e të pakufizuar ekonomik”.

Si një shembull pozitiv, Vietnami ka arritur të transformojë ekonominë e saj dhe “të përparojë si rrallë një vend në botë”.

 “Koreja e Veriut gjithashtu do të ishte shumë e shpejtë në zhvillim kur të denuklearizohej”, tha Trump.

Great meeting and dinner with Kim Jong Un in Hanoi, Vietnam tonight. Looking forward to continuing our discussions tomorrow! #HanoiSummit pic.twitter.com/J3x6lUGzjS

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 27, 2019

https://platform.twitter.com/widgets.js

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re