Presidenti Donald Trump përshëndeti dhe mbështeti qëndrimet e politikat anti-emigracion të ryeministrit hungarez Viktor Orban. Duke e pritur në Shtëpinë e Bardhë njeriun që lufton Sorosin, një tjetër pikë ku bashkohen të dy veç frymës anti-emigrant, ai lavdëroi përpjekjet e Orbanit për të luftuar imigracionin e paligjshëm”.

“Ju keni bërë një punë të mirë dhe keni garantuar sigurinë e vendit tuaj”, i tha Trump në fillim të takimit të Zyrës Ovale.

“Është i vështirë, por një njeri që duhet respektuar”, shtoi ai.

Orban është i njohur për qëndrimet e tij euroskeptike dhe kritikat ndaj demokracive “liberale”.

Trump shtoi se Viktor Orban “është padyshim një polemist i unë, por nuk ka rëndësi”, dhe pastaj u përqëndrua në pozicionin e tyre të përbashkët, në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

“Ju keni bërë një gjë e mirë në lidhje me emigracionin, shumë të menduar”, i ka thënë Trump të ftuarit nga Hungaria

Ky takim mes Trump dhe Orbani më pak se dy javë përpara zgjedhjeve evropiane, po komentohet dhe si një mbështetje për populistët.

Në shtator, Orban vuri në dukje se Donald Trump, pas fjalimit kundër globalizimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ishte “një ikonë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re