Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohen për dhunë dhe tentativë rrëmbimi ndaj një marokeni në Itali.

Mësohet se të arrestuarit janë A.K 37-vjeç, N.K 29-vjeç dhe A.L 30-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Mancianos. Mësohet se marokeni kishte lënë të sqarohej me shqiptarët në këtë zonë dhe kishte shkuar së bashku me një kushëri të tij.

Sapo janë takuar tre shqiptarët kanë nisur të debatojnë me marokenin ndërsa më pas sherri ka agravuar dhe shqiptarët kanë dhunuar marokenin 29-vjeçar. Më pas ata me forcë e kanë hipur në makinë.

Më pas shqiptarët e kanë goditur edhe në makinë dhe kanë ikur me një shpejtësi të çmendur madje duke u përfshirë edhe në një aksident. Më pas ka mbërritur policia duke i arrestuar tre shqiptarët ndërsa marokeni është dërguar në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb