Skip to content

Takohen (ar)miqtë e vjetër Hashim Thaçi e Fatmir Limaj

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi dhe numri dy i qeverisë Fatmir Limaj, kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët. Me ta është parë edhe zëvendëskryeministri Dardan Gashi, si ndërmjetësues i këtij takimi.

Sic mëson Gazeta Blic, takimi nëdrmjet Thaçit e Limajt ka ndodhur në një hotel në dalje të Prishtinës.

Ndonëse zyrtarisht nuk është thënë por, dialogu me Serbinë mund të jetë tema e cila ka bërë bashkë dy ish-bashkpartiakët e PDK-së.

Ndryshe, nesër Kuvendi voton për Platformën për Dialog të Qeverisë së Kosovës.

Vlenë të shtohet se presidenti Thaçi është duke kërkuar konsensus nga partitë politike për rolin e tij si kryenegociator.